Te nderuar njerez, permes ketij shkrimi shpresoj te sensibilizoj ndergjegjen tuaj (tonen), se me duket sikur ajo (ndergjegja pra) na eshte tretur ne mjegullen holandeze,.
Arsyeja ta shkruaj kete shkrim eshte kjo: shikova sot lajmet ne tv (ora news) permes internetit, nje stacion tv nga Shqiperia
Nxoren 4 femije jetim, para nje kohe ju kishte vdeke babai nga nje semundje e rende, ne nje moshe shume te re, e pastaj 2 ORE (DY ORE) me vone ju kishte vdeke edhe nena nga dhimbja e madhe, do te thoni e pabesuar, por kete e degjova ne lajme, d.m.th. ne te njejten dite ata femije humben te dy prinderit. U pikellova shume kur pashe ata 4 femije (2 djem e 2 vajza) te gjithe nen moshen 12 vjeqare. I kishte marre xhaxhai i tyre per tu kujdese, por ai kishte edhe femijet e tij dhe ishte jashtezakonisht i varfer, jetonte me 3000 leke ne muaj, (nuk e dij sa euro bejne 3000 leke te reja) dhe kerkonte ndihme nga shteti. Kjo familje jetonte ne nje fshat “pa emer”te komunes Laq.
U mundova te kontaktoj me ora news, (desha menjeher te kuptoj si mund tu ndihmohej atyre femijeve) por pa sukses, shkrova edhe ca gazetave te Shqiperise permes i-mailit, nuk kam akoma pergjegje.
Qellimi qe po shkruaj ketu eshte ky: me erdhi ne mendje, po ne shqiptaret qe jetojme ne Holande, perse nuk ndjehemi te gjalle, secili ndihmon pak a shume familjet e tyre (edhe une ashtu) dhe qka ndodhe jashte deres se oborrit nuk na intereson fare. Me vite te tera kam ndare 15 euro ne muaj, edhe pse jetoj me “social” pasi jam nene e vetme e femijet jane akoma te vegjel, pra kam dhuruar 15 euro ne muaj per Amnesty Internacional dhe S.O.S. Kinderdorpen. E perse nuk do ta beja ate edhe per ata femije te gjore dhe per te tjeret si ata, shikova ne Google se mos ka ndonje organizate (stichting) shqiptare ne Holande qe merret me keto pune, por jo, asgje.
Une te nderuar lexues do te ju kisha lutur juve pa dallim inteligjence, feje e krahine qe te jepini reaksionet dhe propozimet tuaja, e jo te mbetet vetem ne fjale e perralla patriotike, imagjinojeni po te ishin femijet tuaj ata, por ata jane me te vertete femijet e te gjithe neve, dhe ta zeme qdo shqiptar me te ardhura mujore ne Holande te dhuronte vetem 5 euro ne muaj, do te ishte ndihme shume e madhe per ata dhe te tjeret femije te varfer ne Kosove e Shqiperi.
Shikova ne internet, per te themelue nje organizate bamirese (stichting) kushtonte rreth 400 euro,
si thoni ju, te bejme diqka apo te vazhdojme gjumin e thelle qe na ka nxene?
Ju lutem shume dergoni reksionet dhe sugjerimet tuaja,