Welkom op het forum van startpagina!

Dit forum staat op alleen-lezen. Je kan hier informatie zoeken en oude berichten terugvinden, maar geen nieuwe berichten plaatsen.

Naar overzicht van alle forums

een stichting oprichten

  • suzana

    Te nderuar njerez, permes ketij shkrimi shpresoj te sensibilizoj ndergjegjen tuaj (tonen), se me duket sikur ajo (ndergjegja pra) na eshte tretur ne mjegullen holandeze,.

    Arsyeja ta shkruaj kete shkrim eshte kjo: shikova sot lajmet ne tv (ora news) permes internetit, nje stacion tv nga Shqiperia

    Nxoren 4 femije jetim, para nje kohe ju kishte vdeke babai nga nje semundje e rende, ne nje moshe shume te re, e pastaj 2 ORE (DY ORE) me vone ju kishte vdeke edhe nena nga dhimbja e madhe, do te thoni e pabesuar, por kete e degjova ne lajme, d.m.th. ne te njejten dite ata femije humben te dy prinderit. U pikellova shume kur pashe ata 4 femije (2 djem e 2 vajza) te gjithe nen moshen 12 vjeqare. I kishte marre xhaxhai i tyre per tu kujdese, por ai kishte edhe femijet e tij dhe ishte jashtezakonisht i varfer, jetonte me 3000 leke ne muaj, (nuk e dij sa euro bejne 3000 leke te reja) dhe kerkonte ndihme nga shteti. Kjo familje jetonte ne nje fshat “pa emer”te komunes Laq.

    U mundova te kontaktoj me ora news, (desha menjeher te kuptoj si mund tu ndihmohej atyre femijeve) por pa sukses, shkrova edhe ca gazetave te Shqiperise permes i-mailit, nuk kam akoma pergjegje.

    Qellimi qe po shkruaj ketu eshte ky: me erdhi ne mendje, po ne shqiptaret qe jetojme ne Holande, perse nuk ndjehemi te gjalle, secili ndihmon pak a shume familjet e tyre (edhe une ashtu) dhe qka ndodhe jashte deres se oborrit nuk na intereson fare. Me vite te tera kam ndare 15 euro ne muaj, edhe pse jetoj me “social” pasi jam nene e vetme e femijet jane akoma te vegjel, pra kam dhuruar 15 euro ne muaj per Amnesty Internacional dhe S.O.S. Kinderdorpen. E perse nuk do ta beja ate edhe per ata femije te gjore dhe per te tjeret si ata, shikova ne Google se mos ka ndonje organizate (stichting) shqiptare ne Holande qe merret me keto pune, por jo, asgje.

    Une te nderuar lexues do te ju kisha lutur juve pa dallim inteligjence, feje e krahine qe te jepini reaksionet dhe propozimet tuaja, e jo te mbetet vetem ne fjale e perralla patriotike, imagjinojeni po te ishin femijet tuaj ata, por ata jane me te vertete femijet e te gjithe neve, dhe ta zeme qdo shqiptar me te ardhura mujore ne Holande te dhuronte vetem 5 euro ne muaj, do te ishte ndihme shume e madhe per ata dhe te tjeret femije te varfer ne Kosove e Shqiperi.

    Shikova ne internet, per te themelue nje organizate bamirese (stichting) kushtonte rreth 400 euro,

    si thoni ju, te bejme diqka apo te vazhdojme gjumin e thelle qe na ka nxene?

    Ju lutem shume dergoni reksionet dhe sugjerimet tuaja,

  • Flori

    E nderuara Suzana,

    Lexova tekstin tend eshte per dhimbje per keta femije jetim por dhe ke nje mendim te qelluar per nje themelim te nje organizate per femijet jetim. Une qendroje prapa mendimit tend dhe dua te jem ne ate rrethane per ate themelim te organizates bamirese. Shpresoje qe dhe shume te tjere ta bejne kete gje dhe te bashkangjiten ne kete rrethane se nese nuk jemi sot njeri per tjetrin kurr nuk do te jemi, sot na kane vellezerit dhe motrat tone nevoje per ndihmen tone e sidoqoft femijet jetim, ata qe nuk dijn me ti gezohen kesaj bote por sadopak te mos te jene te uritur apo te zhveshur se ngrohtesine e prinderve nuk mund te ia japim. Te japim secili kontributin tone sipas mundesive tona, siç e shprehu dhe Suzana nga 5 euro apo 10 euro nuk jane shuma te medha per femijet jetim.

    “”Zgjohuni vendlindja ju therret“”.

    Me nderime dhe respekt,

    Flori.

  • suzana

    falemnderit shume Flori per reagimin tend te shpejt, pres me padurim edhe reagime tjera, ide te ndryshme, njerez qe kane dijeni per keto gjera,

    edhe njeher shume flm per per te gjithe ato qe ke shkrua, jam e bindur se shumica e shqiptareve mendojne si ne, vetem problemi eshte se askush nuk merr iniciativa konkrete, e ne themi te mos humbasim me kohe, a nuk eshte me mire te ndihmojme femijet dhe rinine e varfer se sa te hargjojme para neper koncerte me vlera kot, qe “YJET”tona te pasurohen akoma me shume,

    Ju falemnderit,

  • Flori

    Si duket nuk ju ka pelqyer tema?

  • peja

    hoi suzana, kjo eshte nje ide shume e mire,,,,,, edhe une jam i mendimit

    qe duhet te bejme me shume per te ndihmuari,,, jetimet apo te varferit…

    kudo qe jetojn ne viset shqipetare,,

    une jam kosovar nga peja,,, jetoje qe 22 dy vite ne holande, e vertet qe ne

    kohen e para luftes dhe gjate luftes ne shqipetaret ketu ne diaspore kemi

    qene shume me shume te organizuar, nuk kemi kurseyer asgje sadoqe edhe jeten e kemi sakrifikuar per popullin tone e mendoje se do t bejm perseri po qese paraqitet nevoja,………. por pavaresia e kosoves dhe demokratizimi i shqiperis ka kontribuar per nje dezinteresimin te theksuar

    ndaj popullit tone ne vendelindje,,,,, varferia eshte e gjitha koherave dhe deri sa te ket jete dote kete edhe te varfer,,,,,

    sidomos ne kosovaret nuk e harrojm ndihmen qe shqipetaret e shqiperis na kan afrouar gjate luftes,,, prandaj une jam gatshem per gjdo ndihme ,,,,ndihme konkrete dhe te organizuar,,,,,,,,,,

    themelimi inje stichting ndoshta do te ishte hapi i pare ne ate drejtim…

    dhe dot te zgjoje interesimin e popullit tone ne diaspor,,,,,

    propozim konkret: une personalisht merrem me muzike popullore, une dhe shoket emije te grupit muzikor jemi te gatshem te bejm muzik nje mbremje,dhe nje pjesa e madhe e te hollave t''i dedikohet st. tuaj per femije te varfer ….. ok…. e-mail: bistrica_8@hotmail.com mirupafshim

  • suzana

    Falemnderit Peja per reagimin tuaj,

    Une dua te sqaroj disa gjera se pari, une e kam propozuar kete iniciativ, dhe po te kisha mundesi do te filloja qe neser.

    Une shpresoj se do te lajmerohen akoma me shume njerez qe te japin idete dhe pervojat e tyre se si me tutje.

    Kur e kam shkrue dje propozimin tim, nuk i kam pase disa gjera te qarta, pastaj shikova ne internet qfare mundesishe ekzistojne per themelimin e ketij fondi (stichting). Natyrisht qe une do te isha shume e lumtur ta themeloja vet kete fond se i thone nje fjale sa i beson vetes, nuk i beson asnjerit, por problemi ishte se njerezit me social (bijstand) nuk kishin te drejte per kete gje, (me aq sa kuptova), sidoqofte do marre keto dite ndonje notaris ne tel. e ta pyes se si qendrojne punet,

    Pastaj kam edhe 2 femije akoma te vegjel, keshtu qe te udhetoj shume nuk kam mundesi. Mendimi im eshte qe po te gjenim ca njerez me pune normale (mundesisht administrative) dhe ta merrnin mbi vete kete gje do te ishte shume mire.

    Fakti eshte se ata njerez nuk humbasin asgje, pra eshte nje lloj “vrijwilligers werk” e asgje tjeter, natyrisht se qellimi eshte poashtu qe te mos abuzohet, e ma merr mendja se ajo nuk mund te ndodhe, pasi qe do te kete kontroll edhe nga bellastingu i tyre. Une nuk i dij akoma shume gjera, vetem nje e dij, nuk eshte kurrfare problemi te krijohet nje fond i tille dhe ma merr mendja se do te kete sukses, nuk eshte qellimi qe te bejme “qudira”, por 100 femije te ndihmohen a nuk do ti a vlente. Edhe nje gje, une kame pare dje ne tv ata femije qe ishin nga Shqiperia, e qe lotet e tyre me bene ta shkruaj ate shkrim, por qellimi im ishte tu ndihmojme atyre me te varferve ne Shqiperi dhe Kosove, nese keni lexue lajmet viteve te fundit keni pare se sa shume te rinje kane vrare veten shkaku i skamjes me se shumti, prandaj edhe njeher, do te deshiroja shume qe te ndermirret diqka.

    Ju pershendes,

  • Flori

    Me keqardhje po them dhe shume qart shihet se nuk ka shume te interesuar per ndihme. Ju zoteri peja me poshte shikova disa tekste te juaja qe kishit shkruar qe keni nje restoran tuajin dhe ju kishin pyetur te tjeret per te ofruar ndihme ne restoranin tuaj por aty nuk kishte pergjegje tuajen keni reaguar ne nje tjeter reagim dhe tash ketu thuani se jeni i interesuar per te formuar nje organizate bamirese sepse keni grupin muzikor e restoranin nuk e permendeni fare kjo me bene te dyshoj ne ty dhe tjetren ane Suzana e ka te qelluar qe thote se vetem vetes i besoje dhe askujt tjeter nuk e ka keq qe e thote. Ndoshta une nuk jap shume komente ne kete temë por sidoqoft une jam i gatshem qe te hy ne ate rrethane per formimin e organizates bamirese vetem te me lajmeroni kur do te fillojme une jam i gatshem ne mundesite e mia.

    Pershendetje,

    Flori.

  • suzana

    Flori, mos e humb kurajon (besimin), njerezit nuk e kane pare akoma kete propozim timin, jam e sigurt qe do te kete edhe reagime tjera, pastaj gjejme menyra te ndryshme informimi siq eshte Forumi shqiptar etj, fillimi eshte gjithmone i veshtire.

    Une do te deshiroja te dij se a i ploteson ti kushtet (d.m.th. a je i punesuar), fondi mund te themelohet edhe nga nje person i vetem, natyrisht qe edhe une deshiroj pa tjeter te jem pjesetare por jo zyrtarisht nga shkaqet qe i kam permend me pare. Nuk kam ndonje pervoje ne keso punesh por do informohem dhe njerzit na ndihmojne.

    Fondi duhet te regjistrohet ne KvK (kamer voor koophandel), te mos e zgjat me shume, keto gjera duhet te behen:

    me vajte te nje Notaris, aty behen te gjitha, pastaj ai e dergon tek KvK, e pastaj behet zyrtare.

    Shuma qe duhet paguar Notarit, me te gjitha shpenzimet (BTW, administratie kosten, etj) eshte rreth 500 euro.

    Shpresoj se edhe te tjeret na ndihmojn, por sidoqofte une (me socialin tem), jam e gatshme te paguaj gjysmen e asaj shume. Si mendon ti, po te duash me shkruan e-mailin tend qe te flasim me shume, Une banoj afer D. Boschit,

    Me siguri do te kemi edhe ndihmen e Pejes dhe shokeve te tij, shok pas shoku, keshtu shkon apo jo?

    Edhe njehere, vetem me 5 euro ne muaj nga ta zeme 7000 shqiptare te punesuar apo me social, llogariteni njeher,

    Holandezet kane me qindra fondacione, ndihmojne gjithe boten, e qfare bejme ne?

    Ju pershendes

  • Flori

    Suzana,

    Jo une nuk e humbas besimin shpresoje qe behet sa me shpejt kjo gje.

    Une jam i punesuar por me qene se nuk me ka rene rasti kurr te kem pune rreth ketyre qeshtjeve nuk e di se as si shkojne por pasi jeni e informuar se si shkojne punet mund te ecim me tutje.

    Mund te me shkruani ne e-mail: peshku@hotmail.com

    Flori.

  • Flori

    Me fal gabim shtypi, nuk eshet com por nl.

    peshku@hotmail.nl

    Flori.