I nderuari Fenix,
Nuk ke nevoj te kerkosh falje qe me drejtohesh ne kete menyre. Te gjitha qka pershkruan ti jane te verteta. Jeta dhe vepra e familjes Jashari na mbushe te gjitheve me krenari dhe vullnet qe edhe ne qe kemi mbijetuar luften te punojme e te ruajm lirine qe ata se bashku me mijra ushtare tjere na e falen.
Nese shiqon ne wikipedia gjene edhe me shume te dhena per Hashim Thaqin. Une nuk kam kurrfar problemi me Hashim Thaqin e asaj kohe. Edhe nese ka pas aktivitete joligjore ne ate kohe, ato kan qenen te domosdoshme. Edhe lufta kunder popullit shqipetare ne Kosove ka qene e paligjshme.
Mua me pengon ajo se qka po ndodhe sot ne Kosove, korrupsioni, vjedhja e votave, kercenimi deshmitareve. Ato me pengojne. Sot nese ti apo une nje dokument ne cilendo komune ne Kosove deshirojme ta nxjerrim na kushton menjehere 50 euro korrupsion. 20 euro e blejne voten. I kercenojne ata qe lajmerojne keto keqperdorime, ata qe nxinen nuk denohen se edhe shume gjykates jane te korruptuar.
Prandaj edhe them mos ta perziejm gjakun e familjes Jashari, te UQK's dhe herojve tjere te luftes me keta te flliqur, te korrupsionuar. Hashimi ka harru se per qka ka luftu kur ka qene i ri, ka harru se kush jan familja Jashari dhe veteranet e luftes. Hashimi don vetem para dhe fuqi edhe me te madhe. Ai tashme eshte ne gjendje me e fshi historine, me falsifiku qdo te vertete, me e pastru gjithe ata qe i dalin perpara.
A thua sikur me te vertete te ishte Adem Jashari gjalle, a do te pohonte kete te vertete per te cilen flasim ne?
Ju pershendes dhe deshiroj pushime te mira